Ora që ju tregon edhe sa kohë ju ka mbetur për të jetuar

Sigurisht që është mjaft e mërzitshme nganjëherë që të shikosh edhe sa minuta të kanë mbetur deri në fillimin e orarit të punës.

Por, çfarë nëse do të kishit një orë që përveç minutave të mbetur për t’ia filluar punës, ua numëron edhe kohën që ju ka mbetur për të jetuar?

Ora LED prej druri është projektuar që t’i motivojë njerëzit për të ‘kapur’ ditën dhe mund të përdoret si një orë që ju tregon edhe sa ditë ju kanë mbetur për t’u kënaqur.

Pajisja, e quajtur “28”, është krijuar nga një kompani në Los Anxhelos. Ajo i lejon përdoruesit që t’i numërojnë ditët e mbetura të vitit në Tokë, kështu që t’ua kujtojë njerëzve vazhdimisht kur të zgjohen çdo mëngjes që t’i bëjnë gjërat që dëshirojnë t’i bëjnë në jetë.

“Do të vdisni së shpejti, por kjo orë është krijuar që t’ua përkujtojë që duhet ta shijoni çdo ditë të jetës”, tha kompania. Kompania pretendon se një jetë mesatare zgjatë 28,000 ditë – 76 vite e 260 ditë.

Temat
Fun

Të afërta