Teknologji

Karabinierët Italian tani me një super-veturë [FOTO]

By Haxhi Krasniqi

May 06, 2016

Karabinierëve Italian i është kthyer krenaria me modelin e ri nga Alfa Rormeo, Giulia Quadrifoglio.

Dy modele speciale të modelit Gulia të punuara për Karabinierët janë prezantuar nga shefi ekzekutiv i Fiat Chrysler Automobiles, Sergio Marchionne.

Me këto prurje, ata bëhen njësia më e shpejtë dhe më e fuqishme brenda forcave Italiane të rendit, transmeton Express. Kjo ndodhë pas një lëvizje të befasishme në vitin 2011 ku këto forca kishin shtyrë dy vetura Britanike Lotus Evora S. Kjo ishte befasi duke pas parasysh numrin e madh të veturave sportive që prodhohen në Itali.

Këto dy vetura Alfa do të përdorën nga Arma dei Carabinieri në Romë dhe Milano.

Këto dy Alfa kanë motor stoku V6, 2.9-litër me turbo të dyfishtë e cila prodhon 510PS. Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 3.9 sekonda.