Gjykata konstaton se “Grandit” iu ndërrua pronësia kundërligjshëm

Historia e hotelit “Grand” nuk ka përfunduar as pas dhjetë vjetëve. Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se vendimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të ndërruar pronësinë e...

Historia e hotelit “Grand” nuk ka përfunduar as pas dhjetë vjetëve.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se vendimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të ndërruar pronësinë e këtij hoteli nga “Unio Commerce” tek Agjencia Kosovare e Privatizimit ka qenë në kundërshtim me Ligjin për regjistrimin e pronës së paluajtshme, shkruan sot Koha Ditore.

Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës është aprovuar kërkesëpadia e “Unio Commerce” për anulimin e vendimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Anulohet aktvendimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me nr.03/113.2012 i datës 12.12.2012, dhe çështja i kthehet organit të paditurit në rishqyrtim dhe rivendosje”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykata ka evidentuar disa të meta të këtij vendimi të AKK-së, të cilat ia kanë pamundësuar asaj të konstatojë nëse ai është i ligjshëm.

Temat
LajmeVend

Të afërta