Botë

FA dënon rëndë Dembelen (VIDEO)

By Haxhi Krasniqi

May 06, 2016

​Mousa Dembele është dënuar rëndë nga Federata Angleze e Futbollit. Tottenham do të luaj dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni dhe katër të edicionit të ri pa njërin prej mesfushorëve kryesor, Mousa Dembele.

Belgu është dënuar me 6 ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit, pasi gjestit të dhunshëm ndaj sulmuesit të Chelseat, Diego Costa në ndeshjen 2:2 që u zhvillua të hënën.

Dembele e kishte sulmuar në sy Costan, por që kishte shpëtuar gjatë lojës, pasi nuk ishte vërejtur nga gjyqtarët e takimit.