Dua Lipa sjell klipin e “Hotter Than Hell” (Video)

Dua Lipa nuk ka së ndaluri në sjelljen e projekteve të reja.

“Hotter tha Hell”, titullohet videoklipi i ri i këngëtares shqiptare, i cili në gjuhën shqipe ka kuptimin “me e nxehtë se ferri”.

Dua si gjithmonë shihet mjaft e bukur dhe pritet të jetë një hit i ri i këngëtares shqiptare, e cila po bën karrierë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

“Ja ku është. Kënga e re me videoklip ‘Hotter Than Hell’”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.

Kjo është videoja më e re pas asaj të “Last Dance”, i cili ka marrë deri më tani rreth pesë milionë klikime në YouTube.

Temat
Showbiz

Të afërta