Allegri vazhdon me Juventusin

Massimiliano Alegri ka vazhduar kontratën me Juventusin.

Trajneri Massimiliano Allegri edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin, e cila do ta mbaj atë në Torino deri në vitin 2018.

Ai ka drejtuar me shumë sukses Juventusin në këto dy vite dhe tashmë i është dhënë besim edhe për dy vite tjera.

“Allegri ka vazhduar kontratën me Juventusin deri me 30 qershor të vitit 2018”, thuhet në njoftimi zyrtar të skuadrës.

Ai për dy vite me Juventusin ka fituar dy tituj të Serie A, një titull të Kupës dhe një Superkupë të Italisë, ndërsa ka mundësi që këtë edicion të fitoj sërish Kupën, kur do të takohet me Milanin me 21 maj në finale.

Temat
BotëSport

Të afërta