Ylli Hoxha: Arrestimi i Azem Sylës ishte kusht për liberalizimin

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, duke folur për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komision Evropian për liberalizimin e vizave ka thënë se arrestimi i Azem Sylës ishte një nga kushtet që duhej përmbushur.

“Liberalizimi erdhi pasi u arrestua Azem Syla. Në rekomandimin e janarit kur Komisioni Evropian nuk ka dhën izën u tha se niveli i korrupsionit të lartë është kusht, atëherë mund të konkludojmë se ka qenë një nga kushtet e liberalizimit”.

Ai ka thënë gjithashtu se Kosova mori rekomandim pozitiv me meritë të madhe të popullit të Kosovës.

“Nuk ka bërë Kosova progres enorm në luftimin e korrupsionit, janë marrë vendime që kanë qenë të pashmangshme por ajo që ka ndryshuar është se si e ka trajtuar populli veten dhe perceptimit që BE ka për popullin”, tha ai.

“Mendoj se e arrituara është populli në shesh pasi merret seriozisht nga elita e BE-së nëse nuk merret seriozisht nga elita politike jonë”.

Hoxha është shprehur se gazi lotsjellës nuk e ka dëmtuar imazhin e Kosovës.

“Siç po shihet nuk e paska dëmtuar gazi lotsjellës, përkundrazi u arrit sepse u kuptua se Kosova dhe ky popull nuk duron më elitë të korruptuar”.

Por sipas tij, marrja e notës pozitive për liberalizimin e vizave nuk është fundi i sfidave me BE-në duke përmendur këtu mosnjohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së.

Ai duke folur për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komision Evropian, ka përshëndetur këtë vendim, ndonëse e sheh të vonuar.

“Lëvizja e përshndet vendimin, e konsideron një vendim të stërvonuar dhe fundin e një gjendje të izolimit që e ka vuajtur populli pa fajin e vet”.

Ai ka thënë se barrën e izolimit e kanë bartur qytetarët.

“Ne si qytetarë kemi bartuar barrën e një elite të korruptuar e cila paradoksalisht është përkrahur nga disa struktura të BE-së. Këtë barrë e kanë bartur populli dhe jo elita politike”.

Hoxha ka thënë se marrja e notës pozitive për liberalizimin e vizave është një premtim që është dhënë nga politikanët që shumë vite por sipas tij, këta të fundit nuk janë meritor për këtë.

“Ka qenë premtim i çdo viti, që 9 vjet, premtim i secilit kryeministë dhe ministër. Dalllimi është ërë në 8 muajt e fundit kur populli demonstroi se nuk duron më këtë gjendje dhe filloi që BE-ja të na merrë më seriozisht”.

“Kurrë më dinjitoz nuk ka qenë populli se këto 8 muaj, për shkak të gatishmërisë për të mos pranuar nënshtrimin, për shkak të një shuplake që i këmi dhënë Serbisë me kundërshtimin e “Zajednicës”, deligjitimimit të elitës e cila ishte e paprekshme para protestave”.

Hoxha ka thënë se rekomandimi pozitiv i liberalizimit të vizave nuk është e arritur e Qeverisë, madje është e kundërta sipas tij.

“Ka pasur zyratrë të të gjitha qeverive që kanë punuar, por qeveritë kanë qenë më shumë përgjegjese për mos liberalizimin se për arritjen e tij”.

Temat
LajmeVend

Të afërta