Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezi.
Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe kryetari i organizatës së veteranëve të luftës kanë diskutuar për trajtimin e kësaj kategorie të rëndësishme, e cila ka dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Gjithashtu, pjesë e diskutimit të përbashkët ishin edhe problemet me të cilat ballafaqohet Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sidomos me çështjen e verifikimit të statusit të veteranëve.