Shtohet numri i qytetarëve që aplikojnë për pasaporta biometrike (FOTO)

Një ditë pasi Komisioni Evropian edhe zyrtarisht rekomandoi heqjen e vizave për kosovarët, në mëngjesin e sotëm qindra qytetarë ia kishin mësyrë qendrës për pajisje të dokumenteve në Prishtinë.

Një fotografi të cilën e ka siguruar “Zëri”, shihet se qindra qytetarë qysh në orët e para të mëngjesit janë duke pritur me radhë që të fotografohen për tu pajisur më pas me pasaportë biometrike.

Mirëpo, pavarësisht se Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, procesi teknik deri në lëvizjen pa viza mund të zgjas deri në tre muaj.image

Temat
LajmeVend

Të afërta