Mogherini dhe Avramopoulos arrijnë në Kosovë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, tanimë kanë...

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, tanimë kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ata do të takohen me kryeministrin e Kosovës, ku do të ketë edhe një konferencë për media, pastaj do të takohen me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Kurse, në ora 16:15, Mogherini me një fjalim do t’u drejtohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta