Lunacek uron Jahjagën për vizat

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim, zëvendës-presidenten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cila e uroi Jahjagën për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’, Jahjaga ka bërë të ditur se ka falënderuar Lunacek për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që ata të gëzojnë lëvizjen e lirë.

Ja postimi i plotë i Jahjagës në rrjetin social ‘Facebook’:

Sot takova zëvendës-Presidenten e Parlamentit Evropian, miken time, zonjën Ulrike Lunacek e cila më uroi përzemërsisht rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

I shpreha falënderimin më të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në rrugën evropiane, si dhe për rolin e vyer që ka luajtur për ta bërë ëndrrën e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, realitet.

Temat
LajmeVend

Të afërta