Dy vajza, që kanë lindur me koka të ngjitura, së shpejti mund të ndahen në një operacion që pritet t’ua ndryshojë jetën.
Motrat, Nadira Alifa Putri dhe Nadiba Aisyah Putri, kanë pasur kokat e ngjitura që nga lindja katër muaj më parë, duke ndarë kafkën e njëjtë por jo edhe trurin.
Ato lindën në janar si trenjake pas një prerje cezariane në Indonezi, por motra tjetër e tyre është e ndarë nga ato, transmeton Gazeta Express.
Prindërit Siti Nuryaningsih dhe Jauarnes Prana Dinata, që të dy 30 vjeç, janë duke pritur që vajzat e tyre t’i nënshtrohen një operacioni që do t’i ndajë ato, në mënyrë që ato të jetojnë një jetë normale.
Temat
Shëndet