13:30, 5 Maj 2016 1639 Shpërndarje

Në Klinë është arrestuar një femër, pasi tek ajo është gjetur një armë pa leje.
Sipas Policisë tek e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit Ekol Special me një karikator me 22 copë fishekë.
E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.