Këngëtarja serbe ia vjedh “Bonbonin” Era Istrefit

Portali serb B92 sot i kushtoi një shkrim faktit se si këngëtarja serbe Ana Petrovic, e cila ka përpunuar këngën hit të këngëtares shqiptare Era Istrefi.

“Edhe kjo ndodhi: këngëtarja serbe e përpunon hitin shqiptar dhe nuk tingëllon edhe aq mirë”, shkruan B92, duke e theksuar se versioni serb është më folklorik dhe se përmban skena më provokative.

Më tej ata shkruajnë se nuk është i panjohur fakti që këngëtarët e estradës serbe i pëlqejnë t’i përpunoj këngët greke dhe bullgare, por që deri më tani nuk ka pasur asnjë rast që ndonjë këngëtare e tyre ta këndojë një këngë shqipe./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=qUgvyebFpMM

Temat
Showbiz

Të afërta