Ia transferuan gabimisht 4 milionë dollarë, ja çfarë bëri ajo

Një 21-vjeçare është arrestuar në Aeroportin e Sydney, në përpjekje për të ikur nga Australia, e cila kishte shpenzuar miliona dollarë në gjëra luksoze pasi 4.6 milionë dollarë ishin transferuar gabimisht në llogarinë e saj bankare.

Christine Jiaxin Lee, me kombësi malejziane, pranoi gabimisht paratë pasi u transferuan në llogarinë e saj bankare katër vite më parë.

Studentja e inxhinierisë kimike, e cila u kap nga Policia Federale e Australisë në Aerportin e Sydney të mërkurën, ia ka borxh 3 milionë dollarë bankës së saj, transmeton Gazeta Express.

Ajo kishte blerë shumë gjëra luksoze, pasi pa se paratë ishin transferuar gabimisht në llogarinë, duke shfrytëzuar kështu rastin për të përmbushur të gjitha “nevojat e saj”.

33dafc1800000578-3573906-image-a-251-1462443426662_1462457941-1227179

33dcc73900000578-3573906-image-a-248-1462442640968_1462457947-3072771

33dd343100000578-3573906-image-a-260-1462446559587_1462457952-3502500

Temat
Fun

Të afërta