I akuzuari për sulm seksual Rexhep Rraci, ekstradohet nga Kosova në SHBA

Pas më shumë se pesë muaj një është arrestuar një i dyshuar nga autoritetet në Montgomery County i cili dyshohet se ka kryer një sulm të rëndë seksual me një fëmijë.

Hetuesia e Conroe në nëntor të vitit 2015, lëshoi një urdhër arrest Rexhep Rracin, transmeton Indeksonline.

Hetimi çoi në këmbë edhe autoritetet jashtë Teksasit, mbi të gjitha edhe autoritetet e Prishtinës kryeqytetit të Kosovës i cili ndodhet mbi gjashte mije milje nga Teksasi.
Rraci është arrestuar në Kosovë, por ai do të ekstradohet përsëri në Shtetet e Bashkuara.

21-vjeçari aktualisht është duke u mbajtur në burgun e Montgomery County, ku ai do të gjykohet për sulm të rëndë seksual ndaj një fëmije.
Indeksonline kohë më parë pati raportuar për aksionin e madh të Policisë së Kosovës ku u arrestua edhe i dyshuari në fjalë, Rexhep Rraci.

Temat
BotëLajmeVend

Të afërta