Eurodeputetja britanike kundër liberalizimit të vizave për Kosovën dhe Turqinë

Janice Atkinson, është deputete në Parlamentin Evropian, që përfaqëson Anglinë Juglindore dhe nënkryetare e grupit politik në PE që quhet Europa e Kombeve dhe Lirisë.

Ajo ka thënë se shumë vende të Bashkimit Evropian, mund ta braktisin atë pasi që të hapen dyert edhe për qytetarët nga Turqia dhe Kosova.

Komisioni Evropian mbështeti planin për të lejuar qytetarët turq të udhëtojnë të lirë në zonën e Shengen nëse Ankaraja përmbushë 72 kushtet e vëna nga BE-së. Gjithashtu edhe për 50 milionë njerëz nga Kosova, Gjeorgjia dhe Ukraina.

E kjo ka nxjerrë në pah kundërshtimet që shumë deputet të Parlamentit Evropian, janë kundër ardhjes së turqve dhe kosovarëve në BE.

Atkinson ka folur për votimin e ardhshëm në Parlamentin evropian që do të mbahet me 23 qershor duke thënë se liberalizimi i vizave për vendet e fundit, mund të shtyjnë shumë shtete që të dalin nga BE-ja.

“Kjo është një marrëveshje që do të bëjë kthesë në BE, dhe këtu nuk po flasim vetëm për Turqinë. Aty është edhe Kosova, pavarësinë e të cilës nuk e njohur shumë shtete, është Gjeorgjia e Moldavia. Janë 150 milionë njerëz ekstra që do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza në BE. Ne nuk mund t’i kontrollojmë kufijtë tanë. Në Britani ne nuk mund t’i kontrollojmë njerëzit nga Rumania dhe Bullgaria”, ka thënë Atkinson.

Sipas saj, ky liberalizim vizash, do të shkatërroj edhe ekonominë, infrastrukturën dhe demografinë e BE-së.

“Shumë vende të BE-së, përfshirë edhe Britaninë nuk mund të përballojnë këtë numër të njerëzve, 77 milionë turq dhe 50 apo 60 milionë nga vende të tjera. Kjo është një lloj i imperalizimit të margjinalizuar që po e shohim përsëri”, ka thënë eurodeputetja.
Ai ka kundërshtuar ashpër edhe marrëveshjen e BE-së me Ankaranë, pasi sipas tij do të ndikojë keq tek qytetarët e Bashkimit Evropian, raporton Insajderi.

“Kjo nënkupton lejimin e 77 milionë turqve të hynë në Bashkimin Evropian. Ne nuk mund të përballemi me emigrantët që i kemi tashi. Ne kemi shkallë të lartë të papunësinë në shumë vende. Është papunësinë e të rinjve që arrin 50 për qind në Greqi, Portugali dhe Spanjë”, ka thënë Janice Atkinson.

Teksa ka diskutuar planet për të lejuar shtetasit turq të lëvizin pa viza në BE, Atkinson ka thënë se kjo është e tmerrshme.

“Grupi im dhe shumë njerëz në Britaninë e Madhe mendojnë se turqit nuk kanë vlera perëndimore, ata nuk respektojnë barazinë gjinore dhe njerëzve dhe të dhënat tregojnë se respektimi i të drejtave elementare në Turqi janë në gjendje të tmerrshme”, ka thënë eurodeputetja britanike.

Ajo ka kritikuar BE-në për siç ka thënë “dorëzim para shantazhit të Turqisë”.

“Ne i kemi dhënë 6 miliard euro Erdoganit që ai të bëjë çfarë t’i dojë qejfi, dhe ne e dimë se ai mbështet disa nga grupet terroriste dhe po bombardon popullin e tij në veri të vendit, ku jetojnë kurdët. Ne jemi duke bërë një marrëveshje të rrezikshme vetëm pse ne nuk mund t’i kontrollojmë kuftijtë tanë”, ka thënë Atkinson.

Temat
BotëLajmeVend

Të afërta