Marouane Fellaini dhe Robert Huth janë dënuar me nga tre ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit pas sjelljeve të pahijshme në ndeshjen Manchester United – Leicester City, që përfundoi 1:1
Mbrojtësi i Leicester Cityt, Robert Huth, kapu për floku belgun, Marouane Fellaini, derisa ky i fundit goditi më bërryl atë.
Padyshim se kjo nuk i ka ikur Federatës Angleze, që kanë dënuar lojtarët me nga tre ndeshje mos lojë, çka do të thotë se ka përfunduar sezoni për ta, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.
Megjithatë, lajm i mirë është se 28 vjeçari, Fellaini, por do të jetë i gatshëm për finalen e FA Cup ndaj Crystal Palace, që zhvillohet në Wembley me 21 Maj, pra dënimi do të vlejë vetëm në Premierligë.