Azem Syla ishte njoftuar për aksionin, prandaj kishte ikur në Durrës

Misioni i EULEX-it po përgatitej që të arrestonte një ndër grupet më të fuqishme në Kosovë.

Cak i hetimeve ishte njëri ndër njerëzit më të fuqishëm, Azem Syla, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Por derisa misioni i EULEX-it po mundohej që të mbante sekret aksionin, megjithatë informatat kishin rrjedhur dhe vetëm pak kohë para se të bastisej shtëpia e tij, deputeti i PDK-së, Azem Syla e kishte lëshuar Kosovën.

“Zeri.info” merr vesh nga burime shumë të afërta me hetimet se Azem Syla e dinte paraprakisht se një aksion po planifikohej kundër tij, madje edhe arsyet tashmë i kishte të qarta.

Syla kishte udhëtuar drejt Shqipërisë pa u regjistruar fare në sistemin kufitar.

Për këtë “zeri.info” kishte sjellë dëshmi të dokumentuara pikërisht ditën kur po zhvillohej aksioni.

Temat
LajmeVend

Të afërta