Angazhimi i diplomatëve të huaj sipas analistët vlerësohet si tepër i dobishëm për shkak se ata ia tërheqin vërejtjen ish kryeministrit Gruevski, se duhet të plotësoj angazhimet e marra për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 5 qershor.
Sipas analistëve, diplomatët e huaj janë të shqetësuar se në Maqedoni edhe më tej Gruevski me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë bllokojnë zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos e cila mes tjerash parasheh ligj për reforma në media, pastrimin e listët zgjedhore dhe ndarjen e pushtetit nga partia, shkruan Zhurnal pas prononcimit të analistëve.
Profesori universitar, Stevo Pendarovski, vlerëson se partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, mund të organizojë zgjedhjet e 5 qershorit dhe të fitojë, mirëpo qeveria e re e cila do të dilte nga ato zgjedhje nuk do të njihej ndërkombëtarisht nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Pendarovski shton se po qe se do të mbaheshin zgjedhjet më 5 qershor, ato do ti ngjanin një ahengu privat për shkak se diplomatët evropianë, sidomos eurokomesari Johannes Hahn ditë më parë tha shkurt dhe qartë, se në Maqedoni ende nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
“E para, një punë është e sigurt zgjedhje edhe po të ketë më 5 qershor me pjesëmarrjen e partive që i dimë ato nuk do të njihen nga askush do të thotë kjo është fikse. Bashkësia ndërkombëtare thotë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Edhe deklarata e pardjeshme e eurokomisarit Hahn për Evropën e Lirë, thotë do të ketë akoma shumë punë për tu bërë dhe atë jo vetëm të ketë pastrim të listës zgjedhore por edhe të mos ketë frikësim të zgjedhësve. Do të thotë zgjedhje më 5 qershor mund edhe të ketë por ato nuk do të njihen nga askush përveç prej atyre që do të marrin pjesë në to. Brenda po shihet se si është disponimi ndërsa, nga jashtë nuk ka asnjë faktor relevant që do ti njoh nëse ka zgjedhje më 5 qershor. Zgjedhje mund edhe të ketë po kjo do të jetë aheng privat dhe nuk do të shërbej për përtëritjen e legjitimitetit”, ka deklaruar për Zhurnal Pendarovski.
Ndërsa ish-ministri i Jashtëm Denko Malevski është kategorik se Marrëveshja e Përzhinos u pengua nga ana e VMRO-DPMNE-së, andaj tani nuk ka kushte që qytetarët të dalin në zgjedhje të qeta dhe demokratike.
“Do të them se kushte për zgjedhje nuk ka dhe se e tërë dinamika rreth procesit të Përzhinos numëron në vend apo në heshtje është humbur. Një kohë më të gjatë kuptojmë se nuk janë krijuar ato parakushte bazike që popullata të thirret që të del në zgjedhje të qeta, dinjitoze dhe demokratike. Kjo është pasojë e punës së dobët të partive dhe e paaftësisë së tyre që përmes dialogut ti zgjidhin problemet e shoqërisë”, ka thënë Malevski duke shtuar se VMRO-DPMNE-ja këmbëngulë që me çdo kusht të shkohet në zgjedhjet e 5 qershorit.
“Partia qeveritare akoma mbetet në qëndrimin se dëshiron të shkon në zgjedhje të paktën akoma nuk janë prononcuar se tërhiqen prej tij. Ata kuptohet se shpëtimin e shohin në zgjedhje. Nga ana tjetër edhe ata flasin për obligimet e marra nga të gjitha partitë për zgjedhje më 5 qershor ashtu siç janë marrë vesh. Por faktet gjithashtu nga ana tjetër flasin se vendi nuk është i përgatitur për zgjedhje sepse nuk janë kryer obligimet rreth listës zgjedhore, reformat rreth medieve, prandaj varet se nga cila anë i shihni punët dhe faktet”, ka vijuar Malevski