Ambasada e SHBA reagon për shtyrjen e takimeve me grupet e PS, PD, LSI

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me shtyrjen e takimit të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin me mbledhjen e grupit parlamentar të PS, e më pas me PD e LSI.

Me anë të një deklarate për media, ambasada e SHBA thotë se po punohet që takimet me grupet parlamentare të tre partive (PS, PD, LSI), të bëhen javën e ardhshme.

Fillimisht ka qenë anulimi i takimit me PS, pasi socialistët nuk pranuan që ambasadorët Lu dhe Vlahutin të merrnin pjesë në mbledhjen e tyre të grupit parlamentar, gjë që solli më pas anulimin e mbledhjes me grupin e PD e të LSI.

Temat
LajmeRajon

Të afërta