Aksidentet, plaçkitjet dhe kafshët endacake, sfidë për sigurinë publike

Aksidentet në trafik, plaçkitjet dhe kafshët endacake perceptohen si tri sfidat kryesore të sigurisë publike.

Në katër vitet e kaluara, mesatarisht 17 e 700 aksidente trafiku kanë ndodhur në vit, rreth 10 mijë njerëz janë lënduar dhe më shumë se 120 persona kanë humbur jetën çdo vit. Ngjashëm, rreth 7000 plaçkitje janë raportuar në polici në dy vitet e fundit.

Këto statistika kanë dalë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, e cila sot ka lansuar rezultatet e Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë mbi Trendët e Perceptimeve të Qytetarëve për Sigurinë Publike në Kosovë në katër vitet e fundit (2012 -2015).

Temat
BotëLajmePërgjithshme

Të afërta