10 shprehitë ditore që mund t’ju bëjnë më të mençur

Ju gabimisht mund të mendoni se inteligjenca është diçka statike, e përcaktuar që nga lindja jonë.

Ju gabimisht mund të mendoni se inteligjenca është diçka statike, e përcaktuar që nga lindja jonë.

Mirëpo realiteti qëndron ndryshe. Mënyra se si ne iu qasemi situatave dhe ajo se çfarë bëjmë të ushqejmë turnin tonë, mund të rrit dukshëm kapacitetin tonë mental.

Më poshtë e keni një listë prej 10 shprehive ditore, që nëse i përdorni, do të ndikojnë në rritjen e kapacitetit tuaj mental.

Shfrytëzoni mençurisht kohën tuaj online
Ne, shumicën e kohës së pauzës kur jemi para kompjuterit e shfrytëzojmë duke shikuar rrjetet sociale. Mirëpo, ka plot gjëra të tjera që mund të bëjmë, e që do të ndikonin pozitivisht në inteligjencën tonë. Faqet e mësimit, kuizeve, ligjëratat e Ted, etj., janë disa nga burimet që ne mund ti përdornim gjatë kohës së pushimit para kompjuterit, transmeton lajmi.net.

Mbani shënime për çfarëdo që mësoni.
Bëni një listë të gjërave që i keni realizuar.
Ne, shpesh herë bëjmë listën e gjërave që duhet të bëjmë të nesërmen apo gjatë ditës. Mirëpo, është shumë pozitive nëse ne përpilojmë një listë me gjërat që tashmë i kemi arritur, apo kemi mësuar gjatë ditës.

Luani lojëra elektronike stimuluese.
Lojëra të tilla si shahu mund të ndikojnë pozitivisht në inteligjencën tuaj.

Shoqërohuni me shokë të mençur.
Ndonëse shoqërimi me njerëz më të mençur se sa ju mund të afektoj vetëvlerësimin e juaj, ajo ju bënë mirë në avancim. Mos harroni se inteligjenca juaj është mesatarja e pesë shokëve/shoqeve më të afërm që ju ndani kohë me ta.

Lexoni sa më shumë.
Shpjego për të tjerët.
“Nëse nuk mund të sqaroni thjeshtë, ju nuk e kuptoni atë”, është një thënie e Albert Ajnshtajnit. Kur ju ua shpjegoni të tjerëve një mësim, ju e përforconi atë edhe më shumë për vete.

Bëni gjëra të reja.
Bërja e gjërave të reja, si mësimi i ndonjë shkathtësie motorike, ndikon në forcimin e trurit tuaj.

Mësoni gjuhë të huaja
Nuk është e thënë që të jeni zotërues i mirë i secilës gjuhë. Me rëndësi që të dini disa fjalë bazike të gjuhëve që juve ju tërheqin.

Gjej kohë për qetësi.
Nganjëherë ajo që është më e rëndësishmja të bëjmë, është t’i japim vetës kohë dhe hapësirë për të procesuar dhe organizuar gjërat që i kemi mësuar. Andaj, uluni në qetësi çdo ditë për ca kohë. Shpenzo disa kohë për të menduar, jo vetëm mësuar.

Temat
Shëndet

Të afërta