Thaçi: Nuk do të ketë më pritje para ambasadave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar menjëherë për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Në një postim në rrjetin social Thaçi ka shkruar se pas shumë dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave dhe nuk do të ketë më refuzime të vizave.

“Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA dje. Javë historike”, ka shkruar Thaçi.

Temat
LajmeVend

Të afërta