Ky infeksion zakonisht nuk ka simptomë të dukshme derisa mëlçia të jetë dëmtuar rëndë.
Simptomat dhe shenjat e këtij infeksioni janë:
– Ndjeheni të lodhur
– Marramendje apo vjellje
– Dhimbje në stomak
– Dhimbje në muskuj dhe nyej
– Sy të verdhë
– Grip
Sipas klinikës Mayo, shenjat dhe simptomat e infeksionit kronik bëhen evidente pas disa viteve dhe janë rezultat i dëmtimit të mëlçisë që shkaktohet nga ky virus, transmeton Telegrafi.
Këto fillimisht mund të përfshijnë simptomat e infeksionit akut, pastaj, përgjatë kohës, shenjat dhe simptomat përfshijnë:
– Lëkurë e acaruar
– Gjakderdhje lehtë e shkaktuar
– Prerje lehtë e shkaktuar
– Ënjtje në këmbë
– Akumulim i fluideve në abdomenin tuaj
– Humbje e peshës
-Vena në formë të merimangës shfaqen në lëkurën tuaj
Nëse veç keni ndonjë nga këto shenjat e lart cekura dhe simptomat, është mirë të kontaktoni sa më parë me doktorin sepse mund të parandaloni dëmtimin e mëlçisë.
Nuk ka ndonjë vaksinë për Hepatitin C dhe mënyra më e mirë për parandalimin e këtij infeksioni është duke shmangur veprimet që e shpërndajnë këtë sëmundje, veçanërisht injektimi i drogave.
Konsideroni edhe seksin më të sigurt, dhe nëse bëni tatuazhe apopiercing, sigurohuni që punëtorët të përdorin gjilpëra të sterilizuara dhe të pastëra.
Hepatiti C nuk shpërndahet përmes qumështit të gjirit, ushqimit, ujit apo nga kontakti përmes përqafimit, puthjes dhe ndarjes së ushqimit apo pirjes me një person të infektuar. /Telegrafi/