Lajme

Punëtorët e firmës Aktor të Kavadarit kanë paralajmëruar një grevë

By Emanuel Demaj

May 04, 2016

Qindra të punësuar të firmës Aktor, të cilët punojnë në ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë, kanë paralajmëruar një grevë transmeton Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja e grevës është se nuk janë paguar tash e dy muaj, ndërkaq nuk janë të sigurtë nëse do ta marrin edhe rrogën e tretë me radhë, kurse festat i kanë kaluar pa para. Edhe më tepër janë irituar me sjelljen injoruese të udhëheqësisë së kompanisë.

Prandaj, punëtorët e kësaj firme e kanë caktuar ditën e nesërme si ditë greve, duke e bllokuar hyrjen e zyrave të firmës Aktor në qytetin e Kavadarit.