Lajme

Presidenti Nishani uroi kryeministrin Mustafa për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave

By FIRST CHANNEL

May 04, 2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka uruar për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave nga ana e BE-së.

Presidenti Nishani ka shprehur urimet më të përzemërta për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ka për Kosovën ky hap i madh në proceset integruese evropiane.

Duke shprehur përkrahjen e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha aspektet, presidenti Nishani vlerësoi lartë punën e Qeverisë së Kosovës dhe e përgëzoi kryeministrin Mustafa për rezultatet historike që po arrin Kosova.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve eurointegruese dhe progresit të gjithanshëm në Kosovë.