OEMVP në konferencën e shtatë ndërkombëtare në Sarajevë

Konferenca e shtatë të investimeve OEMVP në konferencën e shtatë ndërkombëtare në Sarajevë „Sarajevo business forum (SBF)”, e cila mbahet nën moton „Një rajon, një ekonomi (One region, one economy)”, ka filluar sot në Kuvendin parlamentar të Bosnjë dhe Hercegovinës, në Sarajevë, dhe do të vazhdojë edhe nesër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme, do të bisedohet për potencialin që e ofron ky rajon dhe mundësitë për bashkimin e tregjeve, si dhe për bashkëpunimin me Kinën. Gjatë ditës së nesërme, ekspertë nga vende të ndryshme do të propozojnë ide dhe platforma për krijimin e strategjisë së përbashkët për tregti, prodhim, dhe zhvillim të turizmit.

OEMVP, e përfaqësuar nga kryetari Nebi Hoxha, gjatë konferencës do të shkëmbejë përvoja nga sfera e bujqësisë, energjetikës, ndërtimtarisë, turizmit dhe arsimit, si dhe për bashkëpunimin me Kinën dhe Dubain.

SBF është një nga ngjarjet ekonomike më të rëndësishme në rajon, në të cilën marrin pjesë liderë të njohur nga Kina, Indonezia, ShBA, Malajzia, Arabia Saudite, Turqia, dhe nga vende tjera të botës.

Temat
LajmeRajon

Të afërta