Nga Superliga në Ligë të Kampionëve

Një delegacion i FIBA-s do të vizitojë Kosovën muajin e ardhshëm për të parë nga dora e parë përgatitjet që po bëhen për kualifikimet për Eurobasket 2017 dhe punën që po bën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në aspektet tjera.

Një delegacion i FIBA-s do të vizitojë Kosovën muajin e ardhshëm për të parë nga dora e parë përgatitjet që po bëhen për kualifikimet për Eurobasket 2017 dhe punën që po bën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në aspektet tjera.

Kjo u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm i FBK-së Leart Hoxha, i cili mori pjesë në takimin vjetor të sekretarëve të përgjithshëm të FIBA Evropës.

Në kuadër të kësaj mbledhjeje vjetore të sekretarëve të përgjithshëm të federatave Hoxha ka pasur edhe një sërë takimesh tjera dhe ka konfirmuar lajme të rëndësishme për basketbollin e Kosovës.

“Tashmë është e konfirmuar se vitin e ardhshëm do të kemi gjyqtarë ndërkombëtarë nga Kosova, por po e shikojmë mundësinë që qysh sivjet të sigurojmë gara ndërkombëtare për disa prej tyre. Po ashtu u konfirmua aranzhimi i ndeshjeve miqësore me Estoninë, nga takimet me federatat e rajonit, disponimi për bashkëpunim është shumë i mirë dhe të gjithë sekretarët u njoftuam për strukturën e Ligës së Kampionëve. FIBA dhe ECA (kompania komerciale që kontrollon Euroligën) janë ende duke negociuar, por sipas propozimit që ka më së shumti gjasa të kalojë, një ekip i Kosovës mund të luajë në kualifikime për Ligën e Kampionëve”, ka pohuar Hoxha nga Mynihu.

Kjo është hera e dytë që sekretari i përgjithshëm i FBK-së merr pjesë në takimin vjetor të sekretarëve të përgjithshëm të FIBA Evropës.

Temat
SportVend

Të afërta