Lajme

Ministri Hyseni mori përkrahjen belge për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

By FIRST CHANNEL

May 04, 2016

Gjatë një takimi dhe pritjeje që ministri Hyseni pati sot me Komisionerin Evropian për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, u bë edhe njoftimi zyrtar se qytetarët e Republikës së Kosovës, do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen së shpejti.

Pas takimit i cili u zhvillua në atmosferë shumë të përzemërt, ministri Hyseni dhe Komisioneri Avramopoulos dolën në një konferencë për media për të kumtuar zyrtarisht rekomandimin për heqjen e vizave, thuhet në kumtesen dërguar mediave, njofton MPB.

Ministri Hyseni poashtu, sot takoi Ministrin e Punëve të Brendshme të Belgjikës Jan Jambon, me të cilin biseduan gjerësisht çështjet nga fushëveprimi i ministrive të brendshme.

Ministri Hyseni mori përkrahjen e plotë të Ministrit belg, për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Në ketë takim u bisedua edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit midis të dyja vendeve.

Ministri Hyseni gjithashtu morri pjesë në drekën e shtruar nga kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul dhe në Parlamentin Evropian mbajti një fjalë rreth perspektivës evropiane të Kosovës dhe Ballkanit, konferencë kjo e organizuar nga Grupi i PPE në Parlamentin Evropian.