Showbiz

Miloti i Etnon feston ditëlindjen, ja si dukej fëmijë (Foto)

By Emanuel Demaj

May 04, 2016

Milot Hasangjekaj sot feston ditëlindjen e tij të 34.

Artisti i njohur është ndër të parët që filluan muzikën rep në vendin tonë, transmeton Telegrafi.

Ai së bashku me anëtarin tjetër të grupit “Etnon”, Genc Prelvukaj, funskionojnë së bashku që nga viti 1997 dhe janë të vetmit që nga ajo kohë i rezistuan kohës duke qëndruar së bashku.

Projekti i tyre i fundit në bashkëpunim me Genta Ismajlin është njëra nga këngët më të pëlqyera të këtij sezoni duke arritur më shumë se 14 milionë klikime në kanalin “Youtube” në vetëm pak kohë./Telegrafi/