Siç bën të ditur agjencia e lajmeve META, Kosta Krpaç nuk ka qenë arsyeja që Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka kërkuar ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, që të mund të propozojë dhe kërkojë mbrojtje të dëshmitarëve të caktuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kështu janë përgjigjur nga PSP-ja për këtë agjenci lajmesh, në lidhje me kërkesën e PSP-së për ndryshim të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Ndryshe, PSP-ja njoftoi se Kosta Krpaç ka qenë dëshmitarë që është paraqitur vullnetarisht në këtë prokurori, për të dëshmuar për lëndët që PSP-ja i ka hapur. Krpaç u gjet i vdekur në banesën e tij, ndërkaq në trupin e tij ka plagë arme zjarri.
Fjalët kyçe
Krpaç