Në fjalimin e tij para gazetarëve, komisioneri evropian, Dimitris Avramopoulos, pas njoftimit për dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, tha se Kosova duhet ende të bëj punë që të shkohet me hapa të sigurt drejt BE-së.Ai tha se duhet të përmbyllet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi dhe të fuqizohet intensiteti i luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa, u shpreh besimplotë se Parlamenti Evropian duhet ta miratojë këtë rekomandim dhënë nga Komisioni Evropian.