Lajme

Fatmir Xhelili zëvendëson Enver Hoxhajn në Kuvend

By FIRST CHANNEL

May 04, 2016

Në më pak se një javë, Kuvendit të Kosovës do t’i shtohen dy deputetë të rinj, që të dy nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila bashkëqeveris me vendin në koalicion paszgjedhor me LDK-në.

Javën e kaluar, deputeti i PDK-së, Azem Syla, ndaj të cilit kishte nisur një aksion për ta kapur atë si i dyshuar krim të organizuar, dha dorëheqje nga posti që mbante deri atëherë për t’u dorëzuar më pas në duart e forcave të rendit. Ndaj tij është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

Karrigen e tij të Kuvendit do ta zë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja.

Me këtë vendim, edhe një ulëse deputeti do të mbetet e zbrazët, për aq kohë sa në të nuk do të ulet ish-deputeti i legjislaturës së kaluar, Fatmir Xhelili.

Xhelili ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.