Fatmir Xhelili zëvendëson Enver Hoxhajn në Kuvend

Në më pak se një javë, Kuvendit të Kosovës do t’i shtohen dy deputetë të rinj, që të dy nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila bashkëqeveris me vendin në koalicion paszgjedhor me LDK-në.

Javën e kaluar, deputeti i PDK-së, Azem Syla, ndaj të cilit kishte nisur një aksion për ta kapur atë si i dyshuar krim të organizuar, dha dorëheqje nga posti që mbante deri atëherë për t’u dorëzuar më pas në duart e forcave të rendit. Ndaj tij është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

Karrigen e tij të Kuvendit do ta zë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja.

Ndërkaq, në një konferencë për media të mbajtur sot, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri me dije se Enver Hoxhaj do të kthehet në postin e dikurshëm, në atë të Ministrit të Jashtëm, pasi ministri i deritashëm, Hashim Thaçi, u zgjodh President i vendit, raporton Koha.net.

Me këtë vendim, edhe një ulëse deputeti do të mbetet e zbrazët, për aq kohë sa në të nuk do të ulet ish-deputeti i legjislaturës së kaluar, Fatmir Xhelili.

Xhelili ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.

 

Temat
LajmeVend

Të afërta