Evakuohen rreth 60 mijë njerëz, qyteti kanadez kërcënohet nga zjarri

Pyjet në afërsi të qytetit kanadez Fort McMurray kanë marrë flakë dhe kanë rrezikuar një numër të madh të banorëve. Siç raportojnë mediat e huaja, ky zjarr ka detyruar...

Pyjet në afërsi të qytetit kanadez Fort McMurray kanë marrë flakë dhe kanë rrezikuar një numër të madh të banorëve. Siç raportojnë mediat e huaja, ky zjarr ka detyruar që të evakuohen rreth 60 mijë njerëz.

Raportohet po ashtu se nga zjarri janë shkatërruar me dhjetëra shtëpi, ndërsa janë mbuluar me hi të gjitha rrugët e këtij qytetit.

Raportohet se është bllokuar trafiku, mirëpo për fat të mirë ende nuk është raportuar për viktima në njerëz.

Qytetarët dhe autoritetet kanë frikë se nga erërat e forta flakët mund të përfshijnë të gjithë qytetin.

Evakuimi i qytetit Fort McMurray është më i madhi në historinë e Albertës dhe mbase të Kanadasë për shkak të një zjarri.

Temat
BotëLajme

Të afërta