Showbiz

Edhe Noizy ka një pikë të dobët, ja për kë ndjen mall

By Egzona Krasniqi

May 04, 2016

Noizy përveç atij djalit të fortë, këngëtar të hiteve rep, është edhe babai i Nokut të vogël. Ai është i ati i Leandrës së vogël. Të gjithë e njohin Leandrën, pasi nuk ka asnjë intervistë në të cilën Noizy të mos flasë për të dhe dashurinë e madhe që ka. Noizy madje para disa kohësh i ka kushtuar edhe këngën “Noku i vogël”, princeshës së tij, të cilës edhe emrin ia ka zgjedhur me shumë kujdes “Leu Andra”, pra lindi ëndrra.

Mesa duket Noizy- n e ka marrë malli për të voglën e tij. Ai ka shpërndarë dje në facebook këngën e tij, kushtuar vajzës dhe ka shkruar: “Mezi po pres t`kem afër”.E ka marrë malli dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe pjesa e tij e preferuar nga kënga, pasi ky varg është i shkëputur nga kënga “Noku i vogël”.