Edhe Noizy ka një pikë të dobët, ja për kë ndjen mall

Noizy përveç atij djalit të fortë, këngëtar të hiteve rep, është edhe babai i Nokut të vogël.
Ai është i ati i Leandrës së vogël. Të gjithë e njohin Leandrën, pasi nuk ka asnjë intervistë në të cilën Noizy të mos flasë për të dhe dashurinë e madhe që ka. Noizy madje para disa kohësh i ka kushtuar edhe këngën “Noku i vogël”, princeshës së tij, të cilës edhe emrin ia ka zgjedhur me shumë kujdes “Leu Andra”, pra lindi ëndrra.

Mesa duket Noizy- n e ka marrë malli për të voglën e tij. Ai ka shpërndarë dje në facebook këngën e tij, kushtuar vajzës dhe ka shkruar: “Mezi po pres t`kem afër”.E ka marrë malli dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe pjesa e tij e preferuar nga kënga, pasi ky varg është i shkëputur nga kënga “Noku i vogël”.

 

rrrrrrrrrrrrr_1462376610-5111373

 

 

 

 

Temat
Showbiz

Të afërta