Përgjithshme

E konfirmon Karadzic: Aleati ynë kundër Kosovës ishte Zvicra!

By Emanuel Demaj

May 04, 2016

Kosova është pranuar me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Futbollit.

Kjo ka bërë që të revoltohen zyrtarët e federatës serbe dhe asaj zvicerane.

Pas raportimit ekskluziv të Telegrafit rreth takimit mes Presidentit të Federatës së Futbollit të Zvicrës, Ralph Zloczower dhe homologut serb, Tomislav Karadzic, ky i fundit e konfirmon këtë për mediat serbe se e kishte mbështetjen e zviceranëve. Në fakt, Karadzic ka pohuar se përveç Federatës së Futbollit të Malit të Zi (FFMZ), Serbinë e ka ndihmuar edhe Zvicra.

Tomislav Karaxhiç duke thënë se “presidenti i FFMZ-së është një legjendë e futbollit serbo-malazeze dhe se është i vetmi, së bashku me përfaqësues të Federatës zvicerane, që publikisht kanë mbrojtur qëndrimin e Serbisë”, shkruan B92, transmeton Telegrafi.

Federata Evropiane e Futbollit e ka pranuar Kosovën si anëtare të saj të 55-të pas një votimi të fshehtë, ku për pranim të Kosovës votuan 28 anëtarë, kundrejt 24 kundër dhe dy abstenuan.