E bujshme, Hysaj kandidatë për të zëvendësuar Dani Alves

Elseid Hysaj është një ndër kandidatët për të zëvendësuar Daniel Alves te Barcelona në sezonin e ardhshëm. Gazeta pranë katalanasve “Sport.es” ka bërë një listë të mbrojtësve që pritet të zëvendësojnë brazilianin.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me Napolin këtë sezon duke u kthyer në një prej futbollistëve më të kërkuar.

“Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me Napolin. Ka aftësi të pabesueshme, është i fortë fizikisht, por mjaft i mirë edhe në sulm. Atletico Madrid është duke e kërkuar, porHysaj ka kapacitetin për të zëvendësuar Alvesin” thuhet në përshkrimin e bërë për mbrojtësin kuqezi.

Në listën e Barcelonës për zëvendësimin e Alvesit janë edhe Bellerin i Arsenalit, Wendell i Leverkusenit, Ginter i Dortmundit dhe Fabinho i Monacos.

Temat
BotëSport

Të afërta