Armiqësitë më të mëdha mes yjeve, ja si nisën sherret

Ndonjëherë ato vijnë si një luftë fjalësh me statuse në Tëitter, ndonjëherë me diss-e në këngë. Disa herë mbarojnë me një përqafim, herë të tjera zgjasin me vite. Cilido...

Ndonjëherë ato vijnë si një luftë fjalësh me statuse në Tëitter, ndonjëherë me diss-e në këngë. Disa herë mbarojnë me një përqafim, herë të tjera zgjasin me vite. Cilido qoftë rasti, ia vlen të marrësh pak kohë dhe të lexosh dy rreshta nga historitë e këtyre mikeve-armike.

Ja disa nga më të paharruarat e ndodhura kohëve të fundit. 1.Orlando Bloom dhe Justin Bieber Një zënkë që u tha se pati në qendër Miranda Kerr, por historia është pak më e komplikuar se kaq. Konflikti nisi kur Justin nisi të dilte me ish gruan e Orlando Bloom, Miranda Kerr. Ndërkohë që ky i fundit, sapo kishte nisur të dilte me Selena Gomez. Duket se cfarë e ka acaruar aktorin kanë qenë fjalët e Justinit drejtuar atij për Mirandën, përpara se të largohej nga restoranti ku ndodheshin: “Ajo ishte shumë e mirë. Bëji të fala nga unë” . Ka mjaftuar kaq që këngëtari i hitit “Sorry” të merrte një grusht si përgjigje. Por ishte për Mirandën apo për Selenën e gjithë kjo? Më shumë ka të ngjarë kjo e dyta.
2.Jennifer Lopez dhe Mariah Carey Lopez insiston se nuk ka patur asnjë grindje mes saj dhe mikeshës së saj Mimi, por ka vite që flitet për këtë që do të thotë se dicka ka patur ose vazhdon të ketë. U tha se ishi i Mariah Carey-t , Tommy Mottola, i kishte dhënë Lopezit disa demo që ishin menduar për një nga albumet e Mariah-s. Megjithatë Lopez ka thënë se do të ishte e lumtur ta takonte Mimin dhe të ishin shoqe duke qenë se të dyja ndajnë edhe të njëjtën eksperiencë si mama të dy binjakëve.

3.Miley Cyrus dhe Sinead O’Connor Kjo zënkë është le të themi e njëanshme duke qenë se e gjitha ka nisur nga këngëtarja irlandeze që shkroi një letër të hapur ku thoshte se Cyrus po trajtohet si mantenutë nga menaxherët e saj. O’Connor vazhdoi të shkruante letër pas letre pasi Cyrus vuri në diskutim shëndetin mendor të saj. Ndërsa zonjushë Miley nuk ka denjuar as t’i përgjigjet, O’Connor mendon se ka patur një dialog mes tyre dhe se i ndërgjegjësoi njerëzit me vëzhgimin e saj. Huh?!
4. Paris Hilton dhe Kim Kardashian Hilton ka thënë se pjesa e pasme e Kimit dukej si një qese plehrash e ngjeshur me gjizë. Ka nevojë të themi më shumë?!
5.Nicki Minaj dhe Lil’ Kim Lil’ Kim ishte mbretëresha e rrepit. Por ligji i gravitetit vepron njësoj edhe në botën e të famshëve dhe cfarë shkon lart duhet të kthehet poshtë. Minaj gradualisht pushtoi fronin e dhelpërakes Kim dhe nuk e bëri këtë butësisht. Ngjitja e saj në shtresat e larta coi në disa diss-a njëri pas tjetrit, shumë prej të cilëve i adresoheshin Kim-it.

6. Taylor Swift dhe Katy Perry Grindjet mund të vijnë edhe në formën e një kënge. Swift shkroi një këngë titulluar : Bad Blood” për faktin që Perry nuk ia huazoi balerinët e saj. Pas komenteve negative të bëra publike nga Sëift, Perry bëri një goditje në Twitter ku shkruante “Kujdes nga ujku i veshur me lëkurë deleje” që dukej se i kushtohej Taylor. Vajzat janë akoma me “kthetrat” jashtë.

7. Christina Aguilera dhe Lady Gaga Gjatë qarkullimit të albumit të saj Bionic në 2010-ën, Aguilera ia adresoi faturën e dështimit Lady Gagës e cila po ecte si një raketë në majë të klasifikimeve ndërkohë që Christina ishte shumë më poshtë. Megjithatë, ato gradualisht u pajtuan dhe regjistruan bashkë një këngë, remixin e “So What U Ëant” të Lady Gagës, transmeton intv.

Temat
Showbiz

Të afërta