Adili: Ali Ahmeti të tregoj pse nuk shkon në Sllupçan dhe në Lagjen e Trimave

Zulfi Adili, i njohur si komanant Qufa thotë se njerëz të caktuar e kanë njollosur idealin dhe qëllimin e konfliktit të 2001-shit.

“Qëllimi i luftës ishte i pastër, por për fat të keq pas 15 vjetëve, ato qëllime pak u realizuan. Si pasojë e atij konflikti erdhi te Marrëveshja e Ohrit dhe sot pas 15 vjetëve, ende të gjithë flasin nëse respektohet apo jo kushtetuta e vendit”, deklaroi Adili.

I pyetur se pse kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk morri pjesë në manifestimin e 2 majit në Sllupçan, Adili tha se, Ahmeti duhet të përgjigjet vet për arsyet se pse nuk shkon në Sllupçan dhe në Lagjen e Trimave. Ai tha se as Ali Ahmeti nuk ka të drejtë të thirret në emër të UÇK-së.

“UÇK-ja ishte një organizim ushtarako politik që nuk ka të bëjë me asnjë subjekt politik. As Ali Ahmeti nuk ka të drejtë të thirret në emër të UÇK-së dhe 2 maji, 5 maji, manifestimet që kanë të bëjnë me dëshmorët e UÇK-së, nuk janë pronë e asnjë subjekti politik”, tha Adili.

Temat
LajmeRajon

Të afërta