Teknologji

Acer prezanton Aspire V17 Nitro Black (FOTO LAJM)

By Haxhi Krasniqi

May 04, 2016

Acer së fundmi ka prezantuar një version të përditësuar të laptopit Acer Aspire V17 NitroBlack, çmimi i të cilit fillon nga 930 euro.

laptopi vjen me ekranin 17.3-inch Full HD IPS me rezolucion 1920 x 1080 pixel. Ai është iu pajisur me procesorin Intel Core 2.60GHz i7-6700HQ quad-core, i cili mbështetet nga 16GB DDR4 RAM, dhe një kartelë grafike të super fuqishme GeForce GTX 960M 4GB.

Acer V17 Nitro Black ka kamerën 720p HD, lexuesin e CD Blu-ray, portin për kartela handySD, 1 port USB 2.0, 2 porte USB 3.0, HDMI, dhe katër zmadhues të zërit të integruar.

Ky laptop vjen me sistemin operativ Windows 10 64-bit, ka lidhjen Bluetooth 4.0, ëireless 802.11ac, dhe vjen me 1 TB hardisk.