Trump: Nëse kanalet diplomatike dështojnë, duhet të qëllohen aeroplanët rusë që i afrohen bazave tona

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Republikanëve, Donald Trump, ka deklaruar se aeroplanët rusë që fluturojnë në afërsi të bazave amerikane, tregojnë mungesë respekti për Shtetet e Bashkuara dhe presidentin aktual Barack Obama.

“Pilotët ushtarakë amerikanë do të duhej të qëllonin aeroplanët rusë, që kryejnë manovra mbi aeroplanët amerikanë nëse kanalet diplomatike dështojnë”, ka thënë Trump, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Trump theksoi se reagimi fillestar i Uashingtonit do të duhej ende të ishte diplomacia.

“Nëse edhe kanalet diplomatike do të dështonin, në një moment do të duhej t’i qëllonin po të afroheshin”, ka shtuar miliarderi kontrovers.

Temat
BotëLajme

Të afërta