Refuzohet ekstradimi i Albert Spahiut në Serbi

Ish-ushtari i UÇK-së, Albert Spahiu, i cili është arrestuar para një jave në Cyrih të Zvicrës nuk do të ekstradohet në Serbi.

Kështu raporton Radio Televizioni i Serbisë, duke cituar mediat zvicerane.

Sipas RTS, Spahiu që është nga Opterusha e Rahovecit është arrestuar me urdhër arrest të Serbisë për krime lufte ndaj civilëve serbë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas televizionit shtetëror të Serbisë, Albert Spahiu kërkohet për shkak të krimeve në fshatrat Reti dhe Opterushë në komunën e Rahovecit gjatë vitit 1998.

Në Zvicër po ashtu është arrestuar edhe Genc Zogaj, i cili sikurse Spahiu është arrestuar me urdhër arrest të Serbisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta