OJQ ”Civil”: Maqedonia është e zhytur në terr mediatik dhe dhunë strukturore

OJQ ”Civil” ka reaguar në lidhje me lirinë e shtypit në Maqedoni. Në njoftimin dërguar Telegrafu Maqedoni thuhet se ”Maqedonia është e zhytur në terr mediatik dhe dhunë strukturore”.

OJQ ”Civil” ka reaguar në lidhje me lirinë e shtypit në Maqedoni. Në njoftimin dërguar Telegrafu Maqedoni thuhet se ”Maqedonia është e zhytur në terr mediatik dhe dhunë strukturore”.

Në mes tjerash, OJQ ”Civil” thotë: ”Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, edhe një herë, e ngremë zërin tonë për liri dhe u kumtojmë opinionit në Maqedoni dhe atij botëror se në Maqedonia ka shumë vite që sundon terr mediatik.

Pushteti, me mbi dyqind policë specialë e mbylli Televizionin A1 me mbulim kombëtar që ishte kritik, si dhe tre gazeta të përditshme ( “Vreme”, “Shpic” dhe “Koha e Re”) në natën e 26 nëntorit, 2010. Kjo nuk ishte fillimi i një kontrolli të ashpër ndaj mediave, por ishte sigurisht një prelud për një epoke të re të për mediat në Maqedoni. Kjo është një epokë e kontrollit pothuajse të plotë të hapësirës mediatike në vend, demonizimit të gazetarisë kritike dhe dhunës së vazhdueshme ndaj të gjithë atyre që marrin përsipër për të folur dhe raportuar ndryshe nga katekizmi propagandues i pushtetit.

Më 24 dhjetorin e kobshëm të vitit 2012, gazetarët u nxorën vrazhdë dhe dhunshëm nga galeria e Kuvendit të RM, pas çka pasoi edhe nxjerrja e dhunshme e deputetëve të opozitës, precedentë të paparë në historinë e re të Evropës, me të cilat u shkel rëndë Kushtetuta dhe më tepër ligje.

Gazetari Tomisllav Kezharovski u persekutua dhe u burgos për dy vjet vetëm sepse e kryente vetëdijshëm detyrën e tij gazetareske – për të informuar publikun.

Redaktori dhe pronari i javores politike të vetme të pavarur “Fokus”, humbi jetën në një aksident trafiku në rrethana tejet të dyshimta.

Pushteti me vite të tëra ka përgjuar dhjetëra gazetarë dhe figura publike, ndërsa në një pjesë të bisedave të publikuara nga opozita dëgjuam se në çfarë mënyre është vendosur errësira në mediat në Maqedoni.

Dëgjuam si një redaktor i televizionit me mbulim kombëtar në bisedë me ministrin në qeverinë i quan në lajmet televizive të televizionit në të cilin është redaktor me fjalët “kondom-lajme”

Pronar i një televizioni tjetër të dëgjueshëm me mbulim kombëtar, kreut të shërbimit të sigurisë i “rrëfehet” se do të çkyçë rrymën elektrike në televizion vetëm që të mos shkojë në etër emision i produksionit që nuk varet nga redaksia amë.

Makinat e disa gazetarëve dhe analistëve u vunë në zjarr në tre vitet e fundit, si një kërcënim dhe presion i qartë për veprimet e tyre.

Janë regjistruar edhe më tepër raste të sulmeve fizike dhe kërcënimeve me vdekje ndaj gazetarëve dhe redaktorëve të mediave të pavarura në vend. Por në asnjë nga këto raste nuk ka rezultate nga hetimet apo zgjidhje.

Gazetari Sashe Ivanovski u sulmua fizikisht nga zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, i cili nuk u përgjigj për këtë.

Gazetari Zoran Bozhinovski është i persekutuar, i akuzuar për spiunazh dhe tani është në paraburgim.

Marrëveshja për tejkalimin e krizës politike, e nënshkruar në Përzhino (2 qershor dhe 15 korrik), e vendosi mu liritë e medias lartë në rendin e ditës. Përfaqësuesit e pushtetit ashpër mbrojtën pozicionet e tyre në procesin e negociatave mu në këtë fushë, me qëllim për të ruajtur kontrollin mbi mediat. Reformat në media janë bllokuar plotësisht, ndërsa propozimi i ndërmjetësuesit ndërkombëtar Peter Vanhaute për hapa të menjëhershëm për të liruar mediat nga shtrëngimi i partive në pushtet u refuzua kategorikisht. Vetë ndërmjetësi pësoi një breshëri sulmesh në publik, mu prej mediave të kontrolluara nga pushteti.

Të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare dhe vendore dhe organizatat me vite flasin për rënien dramatike të lirisë së medias dhe flasin për Maqedoninë se është vend jo i lirë.

CIVIL ka bërë rekomandime të shumta dhe apele gjatë viteve të fundit. Asnjë rekomandim, asnjë apel nuk kishte një përfundim pozitiv.

Mediat i shërbejnë pushtetit për të mirëmbajtur makinën propagandistike, klientelizmin masovik dhe dhunën strukturore në Republikën e Maqedonisë. Maqedonia është e zhytur në terr mediatik dhe dhunë strukturore. Kjo duhet të ndalet tani!

Prandaj, CIVIL e thërret opinionin demokratik dhe qytetaret e qytetarët liridashës të Republikës së Maqedonisë, me të gjitha mjetet e lejuara me Kushtetutë dhe ligje, të mbrojnë të drejtën e tyre për të qenë të informuar në mënyrë objektive dhe profesionale.

CIVIL i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të kërkojë prej autoriteteve të vendit që menjëherë të ndalojnë propagandën dhe kontrollin mbi mediat, si dhe të marrë masa të menjëhershme dhe të rrepta për sanksionimin e pushtetit.”

Temat
LajmeRajon

Të afërta