Një gjyqtar i EULEX-it ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin Lubisha Vujoviq.
Ai është përfshirë në rastin e shtatë të pandehurve ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Në këtë rast akuzohet edhe Azem Syla, për të cilin është caktuar masë paraburgimi prej një muaji.
I pandehur është arrestuar më 1 ma dhe është sjellur para një gjyqtari kujdestar të EULEX-it më 2 maj.
Rasti është duke e ndjekur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Në rastin për të cilin janë përfshirë gjithsej 51 persona ku është përfshirë edhe Azem Syla dyshohet se të pandehurit kanë tjetërsuar prona, falsifikuar dokumente dhe kanë marrë ryshfet.