Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Mozzik dhe Getinjo nesër sjellin “Toni Montanën”, pamje nga klipi

Kanë arritur për një kohë të shkurtër të bëhen ndër më të kërkuarit e rep skenës shqiptare.

Bëhet fjalë për vëllezërit Gramoz dhe Getoar Aliu, të cilët pas disa hiteve në bashkëpunim me artistë të tjerë kanë vendosur të sjellin një projekt së bashku, transmeton Telegrafi.

“Toni Montana” mban titullin kënga, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, realizimi i të cilit tashmë ka përfunduar dhe pritet të publikohet nesër, me 4 maj.

 Artistët e njohur si Mozzik dhe Getinjo kanë paralajmëruar se ky projekt i punuar nga Zapp & Chriss, do të jetë një nga hitet e këtij sezoni.

Më poshtë mund të njiheni me disa nga skenat e këtij videoklipi./Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version