Deputeti dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë në zyrën e kryeministrit, kryeparlamentarit e as presidentës.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak se ata nuk e kanë ftuar asnjëherë që t’i këshillojë.
Në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel, Kelmendi ka thënë se gjatë kësaj jave do të dalë me një vendim rreth pozicionimit të tij në politikë, por se nuk do të marrë vendim të ngutshëm.
“Po, është larguar, sepse zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk bëhet duke folur mirë, duke qenë orator i mirë”, ka thënë Kelmendi.
Ai ka adresuar kritika të shumta në drejtim të Kusari–Lilës që nga koha kur ishte ministre e Tregtisë dhe zv.kryeministre.
Po ashtu ka kritikuar shumë edhe mënyrën se si ka qeverisur si kryetare e Komunës së Gjakovës.