Italia do të shpenzojë një miliard euro, në restaurimin e 33 vendeve historike

Qyteti i lashtë i Pompeit, qendra historike L’Aquila dhe galeria Pinacoteca diBrera në Milan, janë në mesin e dhjetëra vendeve të konservuara, që do t’i nënshtrohen restaurimit që do të kushtojë një miliard euro.

Për një kohë të gjatë situata e rëndë ekonomike në vend dhe menaxhimi i dobët, ka bërë që shumë nga këto vende të mbyllen për publikun dhe të mos ruhen si duhet, duke bërë që të dëmtohen në kohë, transmeton Telegrafi.

Ministri i Kulturës, Dario Fanceshini, ka thënë se ‘ky është projekti më i madh historik, në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore’, duke iu referuar vitit 1946 e tutje, kur referendumi e dëboi familjen mbretërore.

Një nga shpenzimet më të mëdha, do të behet për burgun e vendosur në ishullin e vogël Santo Stefano, i cili është mbyllur në vitin 1960 dhe është dëmtuar me kohë.

Për këtë burg të shekullit të 18, janë ndarë 70 milion euro.

Për qytetin e Pompeit që ka qenë i mbuluar nga hiri vullkanik për 1600 vjet, janë ndarë 40 milion dollarë.

Pjesa tjetër e parave, do të mbulojë në përgjithësi 33 objekte apo vende të lashta, që të restaurohen dhe të hapen për publikun. /Telegrafi/

Temat
BotëLajme

Të afërta